Të reja

Lirim Muharemi

Lirim Muharemi prezantim.

Projektet e ardhshme të LM & Co.: Renovimi i infrastrukturës hekurudhore.

Europort Eagle of the Adriatic

infrastrukture-europiane

Edi Rama - Kryeministri i ri i Shqipërisë

www.ps.al

New Balkan Order

www.europesworld.org  |  Europe's World Journal

Infoarkiv

Europort Eagle of the Adriatic



Kongres PARTIA SOCIALISTE

Presidenti i LM&CO KAPITALIT INVEST dhe deklaron sa vijon:
Mega Projekti Eurpoport Shengjin, Shqiponja e Adreatikut nuk ësht më nji ëndër por një realitet. Projekti është vendosur në programin Partisë Socialiste prioritet per 6 mujët e par te qeverisjes.

Lajme dhe video (23.2.2013).

Eagle of the Adriatic - The beginning

Friends of Europe

Lirim Muharemi është bërë VIP anëtari i organizatës Friends of Europe. Si anëtar të organizatës e kanë ftuar në mbrëmjen festive, ku i ftuari i nderit do të jetë Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso.


Lirim Muharemi - Presidenti i Kapital Invest dhe
Jerzy Buzek - Presidenti i Parlamentit Evropian


Lirim Muharemi, Viscount Etienne Davignon


José Manuel Barroso - Presidenti i Komisionit Evropian dhe
Lirim Muharemi - Presidenti i Kapital Invest

European CEO

Head for a safe haven.

Shqiponja shqiptare zgjeron krahët e saj

Shqipëria po kthehet në një ekonomi tregu dinamike dhe e hapur, që u ofron investitorëve pritshmëri të madhe të rritjes. Lirim Muharemi, themeluesi i shoqërisë Kapital Invest Albania u këshillon investitorëve të huaj, që të vendosin shpejt dhe të hyjnë në kupolë.

Nga World Finance

World Finance 100 miraton kandidatët të cilët kanë arritur nivelet më të larta të rezultateve në fushat e tyre të ekspertizës dhe organizatat të cilat bëjnë të mundur çuarjen përpara të industrive të tyre. Çdo vit, World Finance harton listën e 100 individëve dhe kompanive – jo sipas vlerës ose rritjes së biznesit (siç veprojne respektivisht FTSE 350 ose Deloitte Fast 500), por thejsht në përsosmërinë e fushave të tyre.
Lista është e përbërë nga elita e re e biznesit, që përfshin personat të cilët me vizionin dhe sipërmarrjen e tyre i japin formë tablosë konceptuale të financës, biznesit dhe teknologjisë.
Anëtarësia e WF100 bazohet në nominimet e paçmuara, sugjerimet dhe kontributet e rrethit të lexuesve të World Finance dhe eksploron e analizon trendet e reja për të zbuluar pionierët më të mirë dhe të shkëlqyer në biznes dhe financë.
100 personat do të miratohen në një suplement të veçantë që shkon tek i gjithë rrethi i lexuesve të World Finance dhe do të shpërndahet në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Boteror në Davos, Zvicer, si dhe do të transmetohet në faqen worldfinance100.com, ku këshillat dhe komentet që do të ofrohen mund të frymezojnë dhe sfidojnë të tjerët dhe të shërbejne si shenjë arritjeje.

video: Porti "Shqiponja e Adriatikut"

Nga World Finance

Lirim Muharremi, themeluesi i Kapital Invest dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, Ballkanin dhe Europën duke hapur kombet ballkanike me zhvillim të ngadaltë për investimet e huaja. Shqipëria zotëron rrugën më të shkurtër për në Ballkan dhe shumicën e Europës me projektin e saj "Shqiponja e Adriatikut", dhe dëshiron t'i tregojë botës se ajo mund të clirohet nga varfëria, të krijojë vende pune, të lidhet me Europën dhe të ndihmojë për mbrojtjen e mjedisit. Ky është synimi i Lirim Muharemit i cili ju ben thirrje atyre që kanë fuqinë e nevojshme t'a ndihmojnë për të arritur ëndrrën e tij.

Kapital Invest, investon në sektorë të tjerë në Shqipëri, të cilët do të hapin shkëmbimet për transaksione dhe ndërveprime në vitin 2010.

Nga World Finance

Suplement të veçantë: World Finance 100.

Nga World Finance

Edicioni i ri elektronik World Finance.

Nga World Finance

Inderuar Lirim,

Kam kenaqësinë të konfirmoj se Z. Lirim Muharemi me projektin me të madh të shekullit në Portin e Adriatikut “Shqiponja e Adriatikut”, është caktuar për t’u përfshirë në “World Finance 100” 2009 dhe gjithashtu të ofroj informacionin e mëtejshëm për listën dhe mbulimin mediatik si më poshtë.

Rreth listës


World Finance 100 miraton kandidatët të cilët kanë arritur nivelet më të larta të rezultateve në fushat e tyre të ekspertizës dhe organizatat të cilat bëjnë të mundur çuarjen përpara të industrive të tyre. Çdo vit, World Finance harton listën e 100 individëve dhe kompanive – jo sipas vlerës ose rritjes së biznesit (siç veprojne respektivisht FTSE 350 ose Deloitte Fast 500), por thejsht në përsosmërinë e fushave të tyre.
Lista është e përbërë nga elita e re e biznesit, që përfshin personat të cilët me vizionin dhe sipërmarrjen e tyre i japin formë tablosë konceptuale të financës, biznesit dhe teknologjisë.
Anëtarësia e WF100 bazohet në nominimet e paçmuara, sugjerimet dhe kontributet e rrethit të lexuesve të World Finance dhe eksploron e analizon trendet e reja për të zbuluar pionierët më të mirë dhe të shkëlqyer në biznes dhe financë.
100 personat do të miratohen në një suplement të veçantë që shkon tek i gjithë rrethi i lexuesve të World Finance dhe do të shpërndahet në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Boteror në Davos, Zvicer, si dhe do të transmetohet në faqen worldfinance100.com, ku këshillat dhe komentet që do të ofrohen mund të frymezojnë dhe sfidojnë të tjerët dhe të shërbejne si shenjë arritjeje.

Si anëtar i World Finance 100 ju do të merrni:
Një obelisk të World Finance 100
Një certifikatë për caktimin në listë
Përdorim të plotë të logos akredituese të WF100

www.worldfinance.com



I Akordon Kompanisë LM & CO

Çmimin "Shqiponja e Artë e Adriatikut" Për prezantimin e projektit më prestigjoz të shekullit në mbarë Adriatikun, Europorti i Shëngjinit "The Adriatic Eagle".

TV SCAN - Speciale

Klik Expo Group 2010 (4)

Klik Expo Group 2010 (3)

Klik Expo Group 2010 (2)

Klik Expo Group 2010 (1)

Panairi i pare Nderkombetar per mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010


Zoti Arben Imami Ministri i mbrojtjes I Republikes Shqiperis


Zoti Davorin Seničar dhe Gjenerali Rade Klisarič


Zoti Lulzim Basha Ministri i Brendshem i Republikes Shqiperise

Televizioni Koha - Emisioni Speciale

Porti Koper

Presidenti Gregor Veselko i Portit Kooper dhe Lirim Muharemi presidenti i Kapital Investit, konsiderojnë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mbështetjen e Portit Kooper në projektin Shqipja e Adriatikut Europort Shëngjinit.

Shqiponja e Adriatikut

Ministri i transportit dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi me Presidentin e kompanisë Kapital Invest, z. Lirim Muharemi ka lidhur marrëveshjen për bashkëpunim në projektin "SHQIPONJA E ADRIATIKUT".

Porti "Shqiponja e Adriatikut"- prezantimi i projektit më të madh të shekullit në detin Adriatik.

Zgjidhje për të gjithë rregjionin e Evropës, zgjidhje për mjedisin tonë më të dashur. Përse? Sepse, që të zvogëlohet transporti i përditshëm i të gjitha transporteve industriale dhe ushqimore me kamionë dhe anije mes 600 dhe 920 km. Zgjidhje për të gjithë popullatën evropiane.
Asnjëherë më të varfër.
Asnjëherë më luftë.

Investitori dhe pronari i projektit është Lirim Muharemi & Co.

Takimi në Durrës në Shqipëri

Takimi është zhvilluar në Durrës në Shqipëri. Qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, Sllovenisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, presidenti i Sllovenisë Danilo Türk dhe presidenti i Kapital Invest Albanija Lirim Muharemi

Presidenti i Sllovenisë Danilo Türk dhe presidenti i Kapital Invest Albanija Lirim Muharemi

Takimi me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Lirim Muharemi dhe Gregor Boltar kanë qenë në një takim të rëndësishëm me Sali Berishën, Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që u ka ofruar mbështetje të rendësishme. Kryeministri i ka dhënë mbështetje të madhe punës dhe suksesit të z. Muharemi për veprimtarinë e kompanisë Kapital Invest dhe Europa Albania 007, që i ka arritur në bazë të lidhjeve të rëndësishme me kompanitë e Evropës qëndrore dhe perendimore. Nga këto lidhje burojnë investime të rëndësishme në Shqipëri nga ana e kompanive të përmendura.



Takimi me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Takim me Kryetaren e autoritetit të mbykqyrjes financiare.

Në takim kanë qenë të pranishëm Lirim Muharemi, Gregor Boltar dhe Elizabeta Gjoni, Kryetare e autoritetit të mbykqyrjes financiare. Tema kryesore e bisedimeve ka qenë para se të gjithash bashkëpunimi lidhur me proçesin e privatizimit në Shqipëri.

Takim me Kryetaren e autoritetit të mbykqyrjes financiare.

Takimi me Genc Jukën

Tema kryesore e takimit, në të cilin kanë qenë të pranishëm Lirim Muharemi dhe Genc Juka (zëvëndës kryetari i komisionit për integrimin Evropian në Shqipëri), ka qenë fusha e pasurive të patundshme, në kuadrin e së cilës para se të gjithash janë bërë bisedime për privatizimin, denacionalizimin dhe çmimet e pasurive të patundshme në Shqipëri.


Takimi me Genc Jukën

Selia e kompanisë partnere të Kapital Invest

Shikoni selinë e kompanisë partnere të Kapital Invest në një nga ndërtesat më të rëndësishme të ndërtesave të biznesit në Tiranë dhe pikërisht në ¨Twin Towers¨- in e famshëm. Kompania vepron me sukses dhe bashkëpunon ngushtë me kompaninë Europa Albania 007, para se të gjithash në fushën e investimeve në Shqipëri.

Selia e kompanisë partnere të Kapital Invest

Takim për investimet e kompanisë Kapital Invest dhe Europa Albania 007

Edhe në kuadrin e takimit me z. Preç Zogaj (Kryetari i komisionit të punëve të jashtme) dhe me dr. Suzana Guxholli (këshilltare e kryeministrit për ekonominë), z. Lirim Muharemi ka marrë mbështetje të rëndësishme, lidhur me fushën e investimeve. Z. Zogaj dhe dr. Guxholli janë pozitivisht pro, për të gjitha investimet në Shqipëri nga ana e Kapital Invest dhe Europa Albania 007.

Takim për investimet e kompanisë Kapital Invest dhe
Europa Albania 007

Takim me Kryetarin e bashkisë së Durrësit

Në takim, në të cilin kanë qenë të pranishëm Lirim Muahremi, Gregor Boltar dhe Vangjush Daku (Kryetari i bashkisë së Durrësit), janë bërë bisedime të lidhura me përfshirjen e bashkisë së Durrësit në projektin për ndihmën e EU për modernizimin dhe zgjerimin e portit të Durrësit.

Takim me Kryetarin e bashkisë së Durrësit

Takim me kryebashkiakun e Beratit

Ditën e hënë, më 18 Shkurt 2008, presidenti i kompanisë z. Muharemi, ka pasur një takim me kryetarin e bashkisë së Beratit.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Lirim Muahremi, Gregor Boltar dhe Fadil Nasufi (kryebashkiaku i Beratit).

Tema kryesore e bisedimeve kanë qenë marrëveshjet në lidhje me investimet, që zënë një vend të veçantë në veprimtarinë e kompanisë Europa Albania 007. Në një atmosferë të këndshme biznesi, janë zhvilluar bisedime për projektet ekzistuese dhe për investimet gjatë vazhdimit të bashkëpunimit. Në këtë takim janë forcuar lidhjet mes kompanisë dhe sektorit politik në Shqipëri.

Takim me kryebashkiakun e Beratit

Vizitë tek Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Të mërkurën me datë 21 Nëntor 2007 Kryetari Bashkisë kryesore të Shqipërisë z. Edi Rama ka pritur Presidentin e kompanisë z. Lirim Muharemi dhe drejtorin teknik z. Gregor Boltar.

Krytari i Bashkisë ka shprehur mbështetje për përpjekjet e kompanisë për realizimin e investimeve në Shqipëri.

Vizitë pune tek këshilltarja e kryeministrit

Të hënën e kaluar, më 15.10.2007 z. Muharemi ka qenë në një vizitë pune në Tiranë, tek këshilltarja e kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha për çështje ekonomike dr. Suzana Guxholli. Bisedimet janë përqendruar kryesisht tek bashkpunimi i Shqipërisë me Evropën perendimore me dëshirën e madhe për të rritur dhe përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve shqipëtarë. Këtu bisedimet janë përqendruar në rrugët komunikative të gjera dhe të efektshme në Shqipëri dhe para se të gjithash në pacënueshmërinë ekologjike të ndërtimeve të mëtejshme dhe ndryshimeve në tokën shqipëtare.
Z. Muharemi në këtë mënyrë ka treguar përsëri qëndrimin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të të Shqipërisë duke mirëmbajtur natyrën shumë të bukur dhe të virgjër.

Vizitë pune tek këshilltarja e kryeministrit

Vizita e kryetarit të bashkisë Baftjar Zeqaj

Të martën më 02 Tetor 2007, krytari i bashkisë së Fierit z.Zeqaj ka vizituar presidentin e kompanisë z. Muharemi në Slloveni.
Gjate takimit, i cili ka ardhur pas takimit të z. Muharemi me z. Zeqaj me datë 8 Shtator të këtij viti në Fier, janë zhvilluar bisedime në një atmosfërë biznesi për projektet egzistuese dhe bashkpunimin e mëtejshëm. Kështu që vazhdon bashkpunimi mes kompanisë dhe sektorit politik në Shqipëri.


Vizita e kryetarit të bashkisë Baftjar Zeqaj

Marrëveshje për investime tek kryetari i bashkisë së Fierit. 

Të shtunën, më 08 Shtator 2007, presidenti i kompanisë z. Muharemi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Fierit.
Në takim kanë qenë të pranishëm Lirim Muharemi, Gregor Boltar, kryetari i bashkisë Baftjar Zeqaj, nënkryetari i bashkisë Jani Fuli dhe Kastrioti Ali Xhoxha. Temë kryesore e takimit kanë qenë marrëveshjet përsa i përket investimeve direkte, që përfaqësojnë pjesën kryesore të veprimtarisë së kompanisë Europa Albania 007.
Në një frymë të lirë biznesi, të pranishmit kanë marrë vendime të rëndësishme, të lidhura me investimet direkte. Nëprmjet këtij takimi janë forcuar më shumë lidhjet mes kompanisë dhe sektorit politik të Shqipërisë.

Marrëveshje për investime tek kryetari i bashkisë së Fierit

Të gjithë partnerët tanë të biznesit i njoftojmë, që kemi aktivizuar faqen e webit të kompanisë.

Shpresojmë dhe dëshirojmë, që faqja e webit do të kontribojë në përmirësimin dhe lëhtësimin e bashkëpunimit me partnerët e biznesit si dhe do të ndihmojë në hyrjen e shpejtë dhe të thjeshtë tek informacionet themelore për kompanitë. Gjatë ndërtimit të faqes jemi përpjekur, që nga ana estetike të jetë sa më tërheqëse dhe interesante, para se të gjithash e thjeshtë për përdorim dhë për marrjen e informacioneve të dëshiruara.

Le të theksojmë edhe, se drejtori i përgjithshëm dhe drejtori teknik në vizitën e fundit në Shqipëri, janë takuar me Ministrin e ekonomisë dhe të energjitikës dhe në këtë mënyrë sërish i kanë forcuar lidhjet miqsore.


Lirim Muharemi, Genc Ruli, Gregor Boltar
© 2012 - Europa Albania 007